Sot rifillon mësimi në të gjitha shkollat e Prishtinës

12 janar 2026 | 07:56

Pas ndërhyrjeve dhe menaxhimit të situatës së krijuar pas reshjeve të shumta, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e kryeqytetit.

Sipas njoftimit, falë angazhimit të ekipeve në terren dhe masave të ndërmarra, është siguruar një ambient i sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor.

Komuna u ka uruar nxënësve një rikthim të mbarë në shkollë.

Ndërsa, Komuna e Fushë Kosovës ka shtyrë nisjen e procesit mësimor për datën 19 janara derisa Komuna e Malishevës  dhe ajo e Drenasit kanë njoftuari se gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat e kësaj komune shtyhet deri më 14 janar

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka përditësuar informacionet mbi…