
Sot rivarrosen mbetjet mortore të shtatë personave të zhdukur, viktima të masakrës së Krushës së Madhe
Mbetjet mortore të shtatë viktimave të luftës, nga Masakra e Krushës së Vogël, me kërkesë të familjeve dhe me përkrahje institucionale, do të rivarrosen sot, më 26 mars 2022, në përvjetorin e Masakrës së Krushës së Vogël.
Në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në fshatin Krushë e Vogël, Komuna e Prizrenit, sot në orën 12:00 fillon ceremonia e varrimit të shtatë viktimave të Masakrës së Krushës së Vogël:
Hysen (Maxhun) Zylfiu, viti i lindjes 1935, i zhdukur me datën 26.03.1999
Nue (Shyt) Prenkaj, viti i lindjes 1960, i zhdukur me datën 26.03.1999
Sami (Aziz) Shehu, viti i lindjes 1974, i zhdukur me datën 26.03.1999
Ahmet (Manush) Berisha, viti i lindjes 1938, i zhdukur me datën 26.03.1999
Nuredin (Qazim) Shehu, viti i lindjes 1927, i zhdukur me datën 26.03.1999
Skifter (Osman) Batusha, viti i lindjes 1981, i zhdukur me datën 26.03.1999.