Sot seanca e radhës ndaj Naim Murselit, Granit Plavës e Kushtrim Kokallës

10 tetor 2025 | 08:32

Sot do të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.

Në seancën e fundit u dëgjua, eksperti mjeko-ligjor, Naim Uka. Po ashtu u dëgjua edhe dëgjmitari Jeton Binaku.

Dëshmitari Binaku tha se ka pasur një pompë të derivateve në Rakovinë të Gjakovës, në të cilin ishin gjetur çelësat e veturës me qira, të cilën e kishte përdorur Granit Plava.

Nësër është paraparë që të dëgjohet Shaban Murseli, babai i Naim Murselit.Seanca nis nga ora 09:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca e radhës në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit,…