Sot shënohet 143-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

10 qershor 10:09

Për nder të 143 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, në Prizren, në monumentin e Lidhjes, do të organizohet një ceremoni për shënimin e këtij përvjetori.

Ceremonia do të organizohet SOT (10 qershor 2021), duke filluar prej orës 11:00 ku do të mbahet një ekspozitë dhe fjalime për shënimin e përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Në ceremoni do të marrin pjesë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe personalitete tjera të institucioneve qendrore të jetës politike e kulturore të vendit.

Në vijim agjenda e ceremonisë:

Date: 10 qershor 2021

Vendi: Prizren – Kompleksi i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit

Ora:   10:50

10:50  Homazhe te shtatorja e prijësve te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit

11:00  Intonimi i Himnit

Fjale hyrëse, Departamenti i Trashëgimisë Kulturore

  1. Hajrulla Çeku, Ministër i Kultures, Rinise dhe Sportit
  2. Mytaher Haskuka, Kryetar i Komunës se Prizrenit
  3. Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit te Republikës se Kosoves

11:25 Recital, z. Armend Baloku, aktor

11:40 Vizite ne ndërtesën e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit

Prezantim i veshjeve te Rugovës, Hasit, Lumes, Dibrës, Gurit te bardhe, Matit, Hotit e Grudës .

Ftohen mediat të përcjellin këtë ngjarje!

Shënim:

Aktiviteti për shënimin e 143 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (me fillim në ora 11:00) mund të zhvendoset në Kinemanë Lumbardhi-Prizren nëse ndryshojnë kushtet atmosferike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së LDK-së është zyrtarizuar…