
Sot shkarkohet Challandesi
13 tetor 2021
| 11:31
Përzgjedhësi Bernard Challandes pritet të shkarkohet sot (e mërkurë) në orën 13:00.
Pas humbjes nga Gjeorgjia në kualifikimet për Kupën e Botës (1-2), Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e paralajmëruar një konferencë të papritur për media, në të cilën pritet të konfirmohet shkarkimi i trajnerit zviceran.
“Ju njoftojmë se sot (më 13/10/2021) në orën 13:00 në selinë e FFK-së do të mbahet konferencë për media”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
“Dardanët” me humbjen nga Gjeorgjia renditet në pozitën e fundit, derisa e ka vetëm edhe një ndeshje ndaj Greqisë në muajin tetor.
/Epoka e re/