Sot siplomojnë 21 kadetë për zjarrfikës në Akademinë për Siguri Publike

22 janar 2026 | 08:26

Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave (AME), organizojnë sot ceremoninë e diplomimit të 21 kadetëve për zjarrfikës, e cila shënon përfundimin me sukses të trajnimit profesional për këtë gjeneratë.

Në këtë ceremoni është ftuar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe përfaqësues të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, institucioneve të sigurisë publike dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Ceremonia do të mbahet në orën 11:00 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samiti i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili mbledh…