Sot s’mund të kaloni nëpër rrugën “Hyzri Talla”

08 dhjetor 2020 | 08:06

 

Komuna e Prishtinës po vazhdon asfaltimin e disa rrugëve dhe rregullimin e trotuareve në disa lagje. Mbrëmë vonë Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, me fillim nga ora 8:00, rruga “Hyzri Talla” do të jetë e mbyllur për qarkullim.

Mbyllja e rrugës po bëhet për shkak të asfaltimit të saj.

Nga komuna kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve të cilët frekuentojnë këtë rrugë.

“E martë, rruga ‘Hyzri Talla’ do të jetë e mbyllur prej orës 8:00 për qarkullim për shkak të asfaltimit të saj. Ju lusim që gjate kësaj kohe të e planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative. Ju faleminderit për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftimin e komunës. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, tha se ka…