Sot temperaturat arrijnë në 31 gradë Celsius

23 qershor 2025 | 09:22

Përgjatë ditës së hënë, në Kosovë pritet të mbajë mot me diell. Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 31 gradë Celsius.

Përderisa do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

“Moti do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10 dhe 12°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 27 deri në 31°C. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 16 milionë euro kanë shpenzuar institucionet qendrore dhe lokale…