Sot temperaturat deri në 28 gradë
17 qershor 2021
| 08:37
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.
IHK-ja ka njoftuar se preferohen këshillat e IKSHP që nga ora 9-17 mundësisht të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit.



