Sot, tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit

17 maj 2025 | 09:24

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për herë të 17-të me shpresën që do të arrihet konstituimi i tij.

Nga ora 10:30 nis seanca vazhduese, derisa nuk është dhënë ndonjë sinjal nëse Lëvizja Vetëvendosje do të ndryshojë emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, emër ky që nuk po kalon.

Ish-opozita ka treguar qartë qëndrimin e tyre se Haxhiun nuk e votojnë për krykuvendare, megjithëse bien dakord të konstituojnë Kuvendin nëse emri ndryshohet.

Krerët e partive politike, gjatë ditës së enjte, pas seancës së 16-të konstitutive, mbajtën takim konsultativ me presidenten Vjosa Osmani.

Megjithëse, pas takimi ata nuk u shprehën fort optimist që do të ndryshojë rrjedha e seancave pasuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllezër e motra, familje të dëshmorëve, invalidë të luftës, bashkëluftëtarë…