
Sot varroset zyrtari policor që vdiq në aksidentin në rrugën Prishtinë-Gjilan
25 qershor 2025
| 12:52
Zyrtari policor Shyqeri Mahmuti, i cili humbi jetën dje në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan, do të varroset sot në fshatin Lladovë të komunës së Gjilanit.
Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 18:00, dhe në të pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Policisë së Kosovës.
Aksidenti tragjik ndodhi ditën e djeshme, ku përveç Mahmutit, dy persona të tjerë mbetën të lënduar.