Sot vazhdon gjyqi kundër Naim Murselit

24 nëntor 2025 | 07:37

Gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt do të vazhdojë sot, ka njoftuar vëllai i të ndjerës, Leonard Ademaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademaj thotë se është e rëndësishme që procesi të jetë të drejtë dhe profesional, teksa rikujton se këtë javë shënohën dy vite që nga vrasja e saj, shkruan Insajderi.

“Java që po vjen është e vështirë për ne, pasi më 29 nëntor bëhen dy vite nga vrasja e Liridones sonë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen që ndjejmë. Vetëm drejtësia e shpejtë, profesionale dhe pa gabime mund të na lehtësojë dhimbjen e rëndë që po e përjetojnë fëmijët e saj dhe ne”, ka shkruar Ademaj.

Sot në seancë pritet të jetë prezent edhe i akuzuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se ditën e…