Sot votohet për të parin e BIK-ut

27 tetor 2018 | 09:38

Trupi Zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës sot voton për zgjedhjen e myftiut për mandatin e ri 2018-2023.

Mbledhja mbahet në sallën e konferencave në selinë e Kryesisë së BIK-ut me fillim prej orës 12:00.

Në garë për këtë post janë myftiu Naim Tërnava dhe anëtari i kryesisë së BIK-ut Reshat Mexhiti.

Për të dy këta kandidatë do të votojë trupi zgjedhor, i cili përbëhet nga 28 delegatë të Kuvendit, 28 kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës në 28 komuna, si dhe një përfaqësues nga Medreseja dhe një nga Fakulteti i Shkencave Islame.

Që 13 vjet Tërnava është myfti i Kosovës, duke përfunduar tri mandate në krye të institucionit më të rëndësishëm të besimit islam në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka…