Sot, vranët dhe me reshje shiu dhe bore
26 janar 2026
| 08:16
Dita e hënë do të karakterizohet me kushte të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë mot kryesisht të vranët dhe me reshje.
Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet pritet të jenë të intensitetit mesatar deri në të lartë, ndërsa në zonat malore nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të shiut dhe borës.
“Moti i vranët dhe me shi. Reshjet parashihen të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset malore parashihet shi me borë. Temperaturat minimale:3 deri 5°C Temperaturat maksimale: 6 deri 8°C. Era: Kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
IHMK ka rekomanduar për kujdes të shtuar në komunikacion, veçanërisht në zonat urbane dhe ato me rrezik për grumbullim uji.



