Sot zbulohen dy gjysmëfinalistët e fundit të Superkupës së Kosovës në basketboll

14 shtator 2023 | 11:02

Sot (e enjte) do të zbulohen dy gjysmëfinalistët e fundit të Superkupës së Kosovës në basketboll.

Peja do të ndeshet me Proton Cable Prizrenin, nga ora 17:00  kurse ndeshja e fundit çerekfinale është mes Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit, sfidë e cila luhet nga ora 20:00.

Dje, Sigal Prishtina shënoi fitore ndaj Istogut, ndërsa Trepça ndaj Bashkimit.

Kështu këto dy skuadra do të përballen në gjysmëfinalen e parë të premten, duke filluar nga ora 17:00.

Gjysmëfinalja e dytë do të luhet po ashtu të premten, me fillim nga ora 20:00.

Ndërkohë, finalja e madhe do të zhvillohet të dielën nga ora 17:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është rikthyer në klub…