Sot zhvillohen dy ndeshje në elitën e basketbollit

04 shkurt 2024 | 10:33

Sot mbyllet java e 20-të e Superligës së Kosovës në basketboll.

Dy ndeshje do të zhvillohen, një përballje e fortë mes Istogut dhe Vëllaznimit, ndërsa Ylli pret Prizrenin, përcjell Klankosova.tv.

Përballja e parë do të zhvillohet në palestrën sportive “Shani Nushi”, mes Istogut dhe Vëllaznimit, nga ora 17:00.

Istogu pozicionohen i fundit në tabelë me 20 pikë të grumbulluara. Ata deri tash kanë numëruar një fitore e 18 humbjeve, kurse Vëllaznimi ka shënuar tetë fitore e 11 humbje. Në tabelë radhitet i pesti me 27 pikë.

Takimi i fundit i kësaj xhiro do të zhvillohet në palestrën “13 Qershori”, mes Golden Eagle Yllit dhe Proton Cable Prizrenit, nga ora 19:00.

Ylli deri më tani ka shënuar 11 fitore dhe tetë humbje dhe numëron 30 pikë.

Proton Cable Prizreni radhitet i shtati në tabelë dhe ka 24 pikë. Ata kanë arritur pesë fitore e 14 humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Joe Biden fitoi lehtësisht zgjedhjet për nominimin presidencial…