
Sot zhvillohen gjysmëfinalet e Superkupës Mbarëkombëtare
Sot (e mërkurë) zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale në Superkupën Mbarëkombëtare që organizohet në Vlorë, më 13 dhe 14 tetor.
Në gjysmëfinalen e parë përballen dy skuadrat kryeqytetase, Prishtina dhe Partizani nga Tirana. Skuadra prishtinase është fituese e Kupës së Kosovës, ndërsa së fundi ishte finaliste e Superkupës.
Ndërkohë, Partizani ishte finalist i Kupës së Federatës së Shqipërisë. Në gjysmëfinalen tjetër përballen Penza dhe Flamurtari. Skuadra nga Peja së fundi fitoi Superkupën e Kosovës dhe është kampione e Kosovës, kurse Flamurtari fitoi së fundi Kupën e Federatës së Shqipërisë dhe është kampion i Shqipërisë.
Gjithashtu, skuadra vlonjate është vendase, andaj pritet një ndeshje shumë interesante. Finalja zhvillohet më 14 tetor nga ora 19:00.
Orari
Më 13 tetor takohen:
16:00 Prishtina-Partizani
19:00 Flamurtari-Penza
Më 14 tetor takohen:
19:00 Finalja