Sot zhvillohen ndeshjet fundit para Final 4 në Ligën Unike

12 mars 2025 | 11:25

Të mërkurën zhvillohet xhiroja e gjashtë në Ligën Unike të Meshkujve, që është edhe java e fundit për garat e rregullta. Pas përfundimit të garave të rregullta do të përcaktohen katër skuadrat që do të jenë pjesë e Final 4, që zhvillohet në Kosovë.

Nga dy grupet, kualifikohen dy skuadrat e para në renditje. Në Grupin A, Bashkimi do të përballet me Teutën, dy skuadrat e fundit në këtë grup dhe që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Prizrenasit kanë një fitore e tri humbje, derisa durrsakët katër humbje në po aq ndeshje.

Në Gjakovë përballen Besëlidhja dhe Vëllaznimi, dueli për vendin e parë, pasi të dy skuadrat kanë nga katër fitore dhe një humbje. Në Grupin B, përballen dy skuadrat kryeqytetase, Tirana dhe Sigal Prishtina, takim që zhvillohet në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë. Tiranasit kanë dy fitore e tri humbje, derisa prishtinasit tri fitore e dy humbje. Takimi tjetër i këtij grupi është mes Golden Eagle Yllit dhe Vllaznisë, ku therandasit kanë tri fitore e dy humbje, ndërsa shkodranët dy fitore e tri humbje.

LIGA UNIKE – Java 6

Grupi A

Të mërkurën takohen:
19:00 Bashkimi – Teuta
19:00 Besëlidhja – Vëllaznimi

Grupi B

19:00 Tirana – Sigal Prishtina
19:00 Golden Eagle Ylli – Vllaznia

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ola Zenelaj dhe Gjesti kanë pasur ditët e fundit një…