Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale në Superkupë

03 shtator 2021 | 13:47

Sonte do të zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale në Superkupën e Kosovës në basketboll.

Prizreni 16 pa shumë probleme kishte mundur Dritën 106:69 dhe në gjysmëfinale e gjen Pejën, që kishte eliminuar Sigal Prishtinën 83:76.

Prizrenasit dhe pejanët ishin ballafaquar edhe në gjysmëfinale të “play-off”-it në edicionin e kaluar, andaj pritet një sfidë shumë interesante, me të dy skuadrat që synojnë të kualifikohen në finale e të fitojnë trofeun e parë në edicionin e ri.

Gjysmëfinalja tjetër është mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit. Mitrovicasit kanë mundur Rahovecin 75:71, kurse therandasit pa shumë probleme mundën Bashkimin 103:73. Takimi pritet të jetë shumë interesant, pasi dy skuadrat kanë bërë përforcime dhe duan finalen e madhe.

Orari

3 Shtator
16:00 Prizreni 16-Peja
19:00 Trepça-Golden Eagle Ylli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nait Hasani e ka përmbyllur misionin e tij si ambasador…