Sot zhvillohen tri ndeshje, nesër dy

24 tetor 2020 | 08:26

Në kuadër të javës së tetë në Superligën e Kosovës në futboll sot (e shtunë) do të zhvillohen tri ndeshje.

Kampionia në fuqi, Drita, në përballje me Drenicën, do të përpiqet ta harrojë humbjen e pësuar nga Ballkani dhe t’u rikthehet fitoreve. Fitoren e parë në këtë kampionat e kërkon edhe Llapi i Tahir Batatinës, që ka një fillim jashtëzakonisht negativ sa iu përket rezultateve. Përballë Llapit do të jetë skuadra në topformë e Arbërisë, e cila në sezonin e parë në Superligë ka treguar qëndrueshmëri duke u pozicionuar pas shtatë xhirove në pjesën e epërme të tabelës.

Për fitore do të luajë edhe Feronikeli i Klodian Duros ndaj Besës së Pejës. Nesër (e diel) zhvillohen dy përballjet e tjera ku takohen: Prishtina – Gjilani dhe Trepça ’89 – Ballkani.
SUPERLIGA

Të shtunën takohen:
Drita – Drenica
Llapi – Arbëria
Besa – Feronikeli

Të dielën takohen:
Prishtina – Gjilani
Trepça ’89 – Ballkani

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nik Gjeloshaj, kryetari i Komunës së Tuzit, njëheri edhe deputet…