​Spahiu: Kurti e Vuçiq janë në garë se kush e kontrollon veriun e Kosovës

13 dhjetor 2022 | 23:09

Nexhmedin Saphiu ka vlerësuar se me situatën aktuale të zhvilluar në veri të Kosovës, dy krerët e shteteve, kryeministri Kurti e presidenti serb, Vuçiq janë në garë mes vete, se kush është duke e kontrolluar këtë pjesë të Kosovës.

Spahiu në Politiko tha se edhe përmes planit të Ahtisarit, është kërkuar që Kosova do të duhej të bëj një lëshim në këmbim të njohjes nga shteti serb.

‘Thelbi i negociatave Kosovë-Serbi, është autonomia që do të ofrojë Kosova në këmbim të njohës. Plan i Ahtisarit e thotë këtë, por Serbia s’ka qenë e pajtimit. Tani kërkohet nga Biden, Macron etj, se Kosova duhet të bëj edhe një lëshim në këmbim të njohës. Që 11 vjet jemi duke tentuar për atë nivel. Vuçiqi thotë se e kontrollon një pjesë të Kosovës, e Albin Kurti po do të tregoj që Qeveria e tij e kontrollon. Pra, kemi një garë se kush e kontrollon veriun. Kjo garë se kush e kontrollon këtë pjesë të Kosovës, po vijnë edhe acarimet e situatës”, tha Spahiu në Politiko.

Ai ka theksuar se “loja” ndërmjet dy krerëve të dy shteteve, është duke vazhduar edhe me vendosjen e barrikadave në komunat serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një qytetar kamioni i të cilit mbeti prapa barrikadave të…