Spahiu: Nëse Murat Jashari dëshiron të bëhet president, duhet ta heqë flamurin e Shqipërisë nga varrezat e Jasharëve

06 janar 2026 | 22:18

Nexhmedin Spahiu, analist, ka thënë në “Pressing” të T7, se nëse jo Vjosa Osmanin, Albin Kurti ka edhe variante rezervë për këtë postin e presidentit, duke përmendur Murat Jasharin.

Por, ai tha se për të marrë aprovimin nga SHBA-ja, Murati Jashari duhet nga flamuri kuq e zi të kalojë në flamurin e Kosovës.

“Albini ka edhe variante rezervë, e ka për shembull Murat Jasharin, mirëpo Murati për me u zgjedh president duhet me marrë një leje amerikane siç e ka marrë Albin Kurti para se me u bë kryeministër, kushti që e ka pas Albin Kurti nga kuq e zi me kalu në verdh e kaltër, edhe Murat Jashari për me u bë president duhet me kalu verdh e kaltërt, jo në varreza të kryeheronjëve të Kosovës valon flamuri i Shqipërisë, jo i Kosovës”, tha Spahiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se situata…