SPAK-u kërkon arrest shtëpiak për Berishën, seanca do të mbahet më 26 dhjetor

22 dhjetor 2023 | 13:09

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit personal për Sali Berisha.

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur që seanca për të për zëvendësimin e kësaj mase do të mbahet më 26 dhjetor.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 22.12.2023 ka paraqitur pranë gjykatës kërkesën me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit personal për personin nën hetim Sali Berisha, si i dyshuar për figurën e veprës penale ‘Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal. Bazuar në nenin 260 pika 4 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 26.12.2023 ora 10:00. Tiranë, më datë 22.12.2023”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ervin Thaqi shpall te pavlefshme 2 deftesat Q.K “11 Marsi“…