Spalletti: Aktualisht, Zhegrova mund të luajë vetëm 15 minuta
08 dhjetor 2025
| 16:15
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti është pyetur nga mediet italiane për situatën me Edon Zhegrovën.
Spalletti ka thënë se aktualisht, Zhegrova mund të luajë vetëm 15 minutat e fundit.
“Aktualisht Zhegrova është një lojtar që mund të luajë 15 minutat e fundit dhe 15 metrat e fundit. Ai ka pasur probleme fizike gjatë javës. Ai ka pasur probleme serioze fizike dhe ka vështirësi në stërvitje në nivele të larta dhe intensive gjatë javës, shpesh detyrohemi ta lëmë jashtë loje”, ka deklaruar Spalleti.
Mbrëmë, “Zonja e Vjetër” ka humbur derbin me Napolin.



