Spalletti beson në Zhegrovën
Trajneri i ri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka besim të madh në yllin e Kosovës, Edon Zhegrova, kanë raportuar mediumet italiane.
Pas ndeshjeve të kombëtareve, Spalletti pritet që ta aktivizojë më shumë Zhegrovën pasi gjatë kësaj periudhe tekniku italian ka punuar në sistemin e tij të lojës.
Spalletti beson se Zhegrova do të shpërthejë edhe më shumë në formacionin 4-3-3 apo 4-2-3-1, pasi beson shumë në aftësitë teknike të Zhegrovës.
26-vjeçari nuk ka pasur minutazhë të madhe prejse iu bashkua Juventusit për shkak të lëndimit që e ka munduar për një kohë të gjatë dhe gjendjen fizike.
Megjithatë, te skuadra italian presin shumë nga Zhegrova, të cilin e transferuan nga Lille për 20 milionë euro.
Të shtunën, Juventusi luan në udhëtim ndaj Fiorentinas dhe Zhegrova pritet të ketë minutazhë më të madhe, pasi në barazimin pa gola ndaj Torinos u inkuadrua në minutën e 65-të.



