
Spalletti: Besuam deri në sekondën e fundit
25 qershor 2024
| 14:39
Italia ia mohoi fitoren Kroacisë, pasi e barazoi rezultatin 1-1 në minutën e 98-të të ndeshjes. Në këtë mënyrë, italianët u kualifikua tutje si Kombëtarja e dyta në grupin B, pas Spanjës. Trajneri Luciano Spalletti ka thënë se besuan deri në sekondën e fundit.
“Ne e besuam deri në sekondën e fundit, futbolli është kështu. Ka momente që kthehen në shumë kulminante, siç ka edhe momente të vështira”, ka thënë Spalletti. Në 1/8 e finales në Euro 2024, Italia do të përballet me Zvicrën