Spalletti: Më mërit jemi në vendin e parë

25 prill 2023 | 10:22

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti u shfaq shumë i lumtur pas fitores minimale, që skuadra e tij regjistroi ndaj Juventusit në transfertë. Duke folur për mediet, Spalletti tha se nuk ishte e lehtë pas eliminimit nga Champions League, ndërsa shtoi se Napoli e meriton vendin e parë në renditje.

“Kur fiton këto ndeshje, kundër një kundërshtari të këtij niveli dhe ke këtë renditje në tabelë, vendos tulla të rënda. Lojtarët me të drejtë festuan pak, aq më tepër duke pasur parasysh faktin se goli erdhi në kohën shtesë. Megjithatë presim të hapim shishet dhe zemrat, duhet edhe pak kohë. Ne luajtëm një ndeshje të mirë përpos vështirësive. Nuk ishte e lehtë pas eliminimit nga Champions League, do të ishte e vështirë të bësh më shumë se kaq”, ka thënë Spalletti.

“Nëse i jetojmë këto ndeshje të gjithë bashkë, gëzimet dyfishohen, sikur të gjithë të përjetojmë disfata bashkë, vuajtjet janë sa gjysma. Kemi luajtur lojën që kemi dashur që nuk është e lehtë sepse ndonjëherë episodet të drejtojnë në pista të ndryshme, por duke këmbëngulur me idetë e tua në planin afatgjatë shpërblehesh dhe mendoj se dolëm mirë dhe e merituam këtë renditje”, ka shtuar Spalletti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LV-së, Armend Muja, i ka cilësuar suksese të…