
Spalletti: Napoli është favorit për ‘Scudetto’
Gjatë emisionit “NonSoloMercato” në “Rai2”, Luciano Spalletti foli edhe për bankinat e ndryshme të Serie A, sezonin e ardhshëm. Çfarë pret nga trajnerët e Serie A këtë sezon.
“Nëse mendoj për kampionatin e ardhshëm, besoj se ekipet e zakonshme do të jenë ato që do të luftojnë për triumfin final. Kam parasysh Napolin, Interin, Milanin dhe Juventusin, edhe pse shpresoj që të ketë ndonjë skuadër tjetër që mund të ndërfutet si Roma apo Lazio”, ka thënë Spalletti.
“Jam i lumtur gjithashtu që janë kthyer Sarri dhe Allegri, të cilët i vlerësoj shumë. Për më tepër jam kurioz të shoh çfarë do të bëjë Gasperini në një ambient si ai i Romës. Napoli, përveçse fitoi kampionatin, ka krijuar kushtet për të vendosur baza të rëndësishme. Klubi ka punuar shumë mirë, ndaj e shoh pak më favorit krahasuar me të tjerët. Megjithatë, shumë gjëra mund të ndryshojnë gjatë rrugës”, ka shtuar Spalletti.