Spalletti: Nesër do të kemi tifoz Maradonën, do të fitojmë për të

23 shkurt 2022 | 15:52

Luciano Spalletti ka folur për “Sky” në prag të ndeshjes kundër Barcelonës, e cila do të jetë ndeshja e kthimit në Napoli pasi e para përfundoi në barazim.

“Është gjithmonë një perspektivë e mirë, skuadra ka një mentalitet korrekt dhe një vullnet për të bërë të lumtur tifozët e saj. Nesër do të ketë shumë tifozë kundër Barcelonës, për ne është një forcë e madhe. Pastaj ne do të kemi si tifozë atë, Maradonën. Ai do të bëj tifo nga lartë për ne dhe ne do të bëjmë maksimumin ta krenojmë. Ne nuk e kemi Maradonën në ekip, por kemi 11 lojtarë të cilët formojnë një ekip vërtet të fortë”, është shprehur Spalletti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryenegociatori i Kosovës, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka mohuar pretendimet e…