Spalletti: Përvoja e Milanit ishe vendimtare

19 prill 2023 | 13:11

Trajneri Luciano Spalletti është shprehur i zhgënjyer me eliminimin e Napolit, derisa ka thënë se përvoja e Milanit në Evropë erdhi në shprehje.

“Ne e urojmë Milanin për kualifikimin, e arriti sepse i menaxhoi mjaft mirë mundësitë që i pati, i administroi mjaft mirë të dy ndeshjet. Kjo është shenjë e një ekipi me përvojë, e lojtarëve që dinë ta zgjedhin momentin e duhur, që dinë të mbrohen si ekip. Por, unë dua gjithashtu t’i uroj lojtarët e mi. E luajtëm kampanjën në Ligën e Kampionëve në nivelet më të larta dhe luajtëm mirë edhe sonte. Na kushtoi mungesa e eksperiencës në momentet kyçe”, ka deklaruar Saplletti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e institucioneve të Serbisë nuk duan t’ia lënë asnjë…