Spalletti vazhdon kontratën me Juventusin
Luciano Spalletti do të vazhdojë aventurën e tij në stolin e Juventusit.
Trajneri italian ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me klubin bardhezi, vendim që pritet të zyrtarizohet menjëherë pas ndeshjes kundër Pisas.
Drejtuesit e Juventusit janë shumë të kënaqur me punën e Spallettit dhe rezultatet që skuadra ka arritur nën drejtimin e tij gjatë këtij sezoni. Për këtë arsye, palët kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për vitet e ardhshme.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, marrëveshja mes klubit dhe trajnerit është arritur tashmë, ndërsa njoftimi zyrtar do të vijë pas sfidës së radhës në kampionat. Kjo për të mbajtur fokusin maksimal të skuadrës te ndeshja.
Rinovimi i kontratës shihet si një hap i rëndësishëm për vazhdimësinë dhe stabilitetin e projektit sportiv të klubit.



