Spalletti zbulon arsyen pse Zhegrova po luan pak minuta te Juventusi

26 nëntor 2025 | 13:13

Skuadra e Juventusit mbrëmë arriti një fitore të vështirë me rezultat 2:3 ndaj Bodo/Glimtit në Ligën e Kampionëve.

Futbollisti nga Kosova, Edon Zhegrova, ka luajtur pak minuta duke u aktivizuar në minutën e 83-të.

Pas ndeshjes, trajneri Luciano Spalletti, ka shpjeguar në njëfarë mënyre pse Zhegrova nuk po merr më shumë minuta.

“Kemi shumë lojtarë që mund të driblojnë bukur dhe të mposhtin një futbollist, si: Yildiz, Zhegrova dhe Conceicao. Por nëse luan me të gjithë, atëherë humbet ekuilibri.

“Duhet të luajmë futboll më cilësor. Jemi duke tentuar të dalim nga ky mediokriteti”, është shprehur Spalletti pas ndeshjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Legalizim i praktikës ekzistuese”. Kështu i shohin bashkëbiseduesit e “Radios…