Spanca prezanton realizimin e Planit Vjetor të Auditimit 2025/2026

18 maj 2026 | 08:22

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, do të mbajë konferencë për media, ku do të prezantojë realizimin e Planit Vjetor të Auditimit 2025/2026 deri në këtë fazë, si dhe të gjeturat kryesore nga 24 raporte të auditimeve financiare, të pajtueshmërisë dhe të performancës.

Sipas njoftimit, në fokus të konferencës do të jetë auditimi i performancës për “Menaxhimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave nga Komuna e Prishtinës dhe KRM Pastrimi”, një prej çështjeve që ka ngjallur interes të madh publik për shkak të sfidave në menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet.

Gjatë konferencës pritet të prezantohen edhe rezultatet e auditimeve të realizuara në Ndërmarrje Publike, ministri, komuna dhe institucione të tjera publike, duke evidentuar nivelin e menaxhimit financiar, zbatimin e rekomandimeve dhe sfidat në funksionimin institucional.

Po ashtu, Auditorja e Përgjithshme do të paraqesë edhe rezultatet kryesore të Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2025, raport i cili pasqyron punën, efikasitetin dhe ndikimin e auditimeve në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin publik.

Konferenca pritet të mbledhë përfaqësues të mediave, institucioneve dhe akterëve të interesuar për zhvillimet në fushën e auditimit dhe menaxhimit të financave publike në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm…