Spanja bën skandal, Kosovën e prezanton si ‘Territori i Kosovës’

09 shtator 2025 | 11:44

Kombëtarja Spanjolle e Futbollit ka bërë skandal në prezantimin e shtetit tonë. Në fakt, kjo Kombëtare në faqen e saj zyrtare në Facebook e ka paralajmëruar ndeshjen e sontme të ekipeve U-21 mes Kosovës dhe Spanjës në kualifikimet e Euro 2027 për këtë grupmoshë.

E në prezantimin e flajerit, spanjollët vendit tonë i referohen si “Territori i Kosovës”, duke e pasur parasysh se Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet.

Kjo nuk është hera e parë që spanjollët bëjnë skandale të tilla pasi edhe në të kaluarën kanë ndodhur incidente të tilla duke u fshehur flamuri apo edhe duke u ndryshuar emri i shtetit të pavarur të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit e Kosovës shënon edhe një arritje të…