
Spanja dërgon 10 aeroplanë me armatim në Ukrainë
31 mars 2022
| 16:24
Qeveria e Spanjës ka dërguar 10 aeroplanë me armatim në Ukrainë raporton mediumi “Nexta”.
Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Mbrojtjes së Spanjës, Margartia Robles.
Shtetet anëtare të NATO-s kanë dërguar vazhdimisht armatim që nga 24 shkurti kur Rusia ka filluar agresionin e saj në Ukrainë.
Presidenti ukrainas, Zelensky tash e një muaj është kërkuar nga vendet e NATO-s që të zbatojnë zonën e ndalim fluturimit për aeroplanët rusë mbi Ukrainë, kërkesë e cila s’ka gjetur përkrahje në mesin e shteteve anëtare të aleancës.