Spanja heq dorë nga planet për të blerë avionë luftarakë ‘F-35’

06 gusht 2025 | 14:34

Spanja ka hequr dorë nga planet e saj për të blerë avionë luftarakë “F-35”, të prodhuar nga kompani amerikane “Lockheed Martin”.

Qeveria spanjolle kishte caktuar 6.25 miliardë euro në buxhetin e saj të vitit 2023 për blerjen e avionëve luftarakë të rinj.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka njoftuar se vendi i tij do të rriste shpenzimet për mbrojtjen 2 për qind, duke refuzuar që të rriste shpenzimet me 5 për qind. Ky qëndrim i Sanchezit ka  shkaktuar edhe kritika nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) do pa përsëris Kuvendin…