Spanja mposht Francën dhe shkon në finalen e tretë radhazi të Nations League

06 qershor 2025 | 00:53

Futbolli europian solli sërish emocione të forta, kësaj radhe në Shtutgart këtë mbrëmje, ku Spanja dhe Franca dhuruan një ndeshje spektakolare me plot 9 gola.

“La Roja” triumfoi me rezultatin 5-4, duke siguruar një tjetër finale në UEFA Nations League, të tretën radhazi për ta.
Spanja nisi vrullshëm, me Williams që hapi serinë e golave në minutën e 22-të, dhe vetëm tre minuta më vonë Mikel Merino dyfishoi rezultatin.

Fillimi i pjesës së dytë i përkiste tërësisht iberikëve, që përmes Lamine Yamal me penallti (54’) dhe Pedri (55’) shkuan në 4-0, përpara se Yamal të shënonte edhe golin e pestë personal (67’), duke vulosur para kohe fatin e takimit.

Franca reagoi vonë, por jo mjaftueshëm. Mbappé ngushtoi diferencën nga pika e bardhë në minutën e 59-të, ndërsa Cherki (79’), një autogol i Vivian (84’) dhe Kolo Muani (90+4’) sollën emocionet e fundit.

Finalja e madhe do të luhet të dielën, më 8 qershor, mes Portugalisë dhe Spanjës, në një duel mes dy kombëtareve që janë në formë të shkëlqyer dhe kërkojnë ta mbyllin me trofe këtë edicion të Nations League dhe që do të mund ta ndiqni drejtpërsëdrejti në Digitalb,

Spanjë 5-4 Francë
Golat:
Williams 22’, Merino 25’, Yamal (P) 54’, 67’, Pedri 55’ / Mbappé (P) 59’, Cherki 79’, Vivian (autogol) 84’, Kolo Muani 90+4’

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovë në Lipjan, ka zyrtarizuar…