Spanja nis hetimet, dyshon se të moshuarit i lanë të vdisnin

18 prill 2020 | 09:54

Janë hapur hetime me bazë kriminale ndaj 37 shtëpive për të moshuar në Spanjë, pasi besohet se viktimat nga virusi “Korona” janë lënë të vdesin, pa kujdesin e duhur nga stafi.

Prokurori Publik është duke hetuar 124 raste private, derisa “Ombuspersoni i Pacientëve” po i shqyrton rreth 200 çështje të tjera, transmeton Telegrafi.

Sipas pretendimeve të tyre, ata nuk janë testuar për virusin “Korona”, nuk iu është dhënë tretmani i duhur shëndetësor, derisa familjeve ua pamundësuan që t’i marrin në shtëpi. “Ata janë lënë të vdesin”, ka thënë e afërmja e një të moshuari, që nuk mundi t’i mbijetonte infeksionit.

Nëse konstatohet pakujdesia, kundër pronarëve, autoriteteve lokale dhe stafit mund  të ngrihen akuza për vrasje ose neglizhencë penale.

Zyrtarët shëndetësore kanë thënë se prokurori duhet t’i ketë parasysh të gjitha rrethanat, përfshirë edhe padijeninë rreth situatës me virusin “Korona”, që është një sëmundje e re dhe trajtimi për të është i panjohur.

Deri më tani në Spanjë nga virusin “Korona” kanë vdekur 20 002 viktima, ndërsa 190 859 janë të infektuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Armend Muja, i cili mbrëmë në televizionin “Dukagjini”, me…