
Spanjë–Francë, një tjetër betejë gjgantësh në Stuttgart
Rivaliteti historik mes Spanjës dhe Francës rikthehet me intensitet në gjysmëfinalen e UEFA Nations League, këtë herë në Stuttgart. Pas finales së vitit 2021, ku Franca triumfoi 2-1 dhe revanshit spanjoll në Euro 2024 me të njëjtin rezultat, dy gjigantët e futbollit evropian përballen sërish në një skenë madhore. Këtë herë, ‘La Roja’ vjen si kampione e Europës dhe me një seri mbresëlënëse prej 18 ndeshjesh pa humbje (15 fitore, 3 barazime), çka i jep besim të plotë për finalen.
Trajneri Luis de la Fuente ka surprizuar me përfshirjen e talenteve si Dean Huijsen i Real Madridit, Férmin i Barcelonës dhe rikthimin e Iscos pas pesë vitesh mungesë. Këta emra të rinj shpresojnë ta udhëheqin Spanjën drejt një arritjeje historike: të bëhet kombëtarja e parë që mbron titullin në Nations League. Megjithatë, sfida mbetet e vështirë pasi Spanja nuk ka ruajtur asnjë portë të paprekur në katër ndeshjet e fundit të këtij kompeticioni.
Nga ana tjetër, Franca kërkon të thyejë mallkimin e finales së humbur. Pas triumfit në Nations League 2021, “Les Bleus” janë ndalur në prag të trofeut si në Botëror ashtu edhe në Europian. Trajneri Deschamps, që do të largohet pas Botërorit 2026, shpreson të nisë një cikël fitues duke nisur pikërisht me këtë turne.
Forma e francezëve është e paqëndrueshme, me rezultate që kanë alternuar fitoret dhe humbjet në pesë përballjet e fundit direkte me Spanjën (2 fitore, 3 humbje). Kylian Mbappé, autor i dhjetë golave në gjashtë ndeshjet e fundit me klubin, do të jetë arma kryesore, ndërsa Dani Olmo, që ka shënuar më parë kundër Francës, kërkon të lërë shenjë në UNL për herë të parë.
Statistikë interesante: Në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të Spanjës në Nations League janë shënuar gola në të dyja pjesët.