Specialistja e marketingut që synon ulësen në asamblenë komunale të Prishtinës

10 tetor 2025 | 13:48

Tringa Berisha është specialiste e fushën së marketingut. Tringa e cila garon me numrin 33 në listën zgjedhore të PDK-së, ka vendosur që dijen e saj në fushën së teknologjisë moderne t’ia bashkëngjis projektit të kandidatit për kryetar të Prishtinës, Uran Ismailit. Tringa i është bashkuar Uranit sepse beson se politika lokale duhet të jetë më e afërt me qytetarët dhe më transparente – për të Prishtina është hapësirë ku kultura, aktivitetet sociale dhe pjesëmarrja qytetare duhet të zhvillohen dhe të mbështeten.

Prezantimi i Tringa Berishës me numër 33 nga Dega e PDK-së në Prishtinë:

Tringa Berisha është specialiste e marketingut digjital dhe PR-it. Me mbi 10 vite përvojë në sektorin e PR-it dhe organizimit të eventeve, ajo në të kaluarën ka shërbyer edhe si konsulente në GIZ, si trajnere në fushën e marketingut digjital në KË4Ë, dhe si menaxhere e rrjeteve sociale për brende të shumta. Ajo i është bashkuar Uranit sepse beson se politika lokale duhet të jetë më e afërt me qytetarët dhe më transparente – për të Prishtina është hapësirë ku kultura, aktivitetet sociale dhe pjesëmarrja qytetare duhet të zhvillohen dhe të mbështeten.

Tringa e ka edhe një histori interesante, ajo në ditën e protestave të 1 tetorit 1997, ka festuar ditëlindjen, por sipas saj atëherë ishte me shpirt në radhët e studentë protestues kundër shtypjes serbe, ndërsa ditëlindjen e 35-të, ende duke ngritur zërin për qytetin e saj të lindjes të bërë shkrum.

“Kështu e festova ditëlindjen e 7-të, në radhët e studentëve protestues kundër shtypjes serbe! Sot festoj ditëlindjen e 35-të prapë duke ngritur zânin por këtë herë për qytetin që ma bënë shkrum! #33 #KohapërPrishtinën #1Tetor”, ka shkruar Tringa Berisha.

May be an image of 5 people and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes ka falënderuar kompaninë “Baykar”, më saktë prodhuesin…