 
                    Specialja anulon edhe seancat e javës së ardhshme, shkak Hilli
                31 tetor 2025
                |  15:21
            
        Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë anuluar edhe zyrtarisht seancat e planifikuara për javën e ardhshme, që nis më 3 nëntor, sikurse kanë vepruar edhe për javën aktuale të 27 tetorit.
Krejt kjo u bë për shkak të shtyrjes së dëshmisë së diplomatit amerikan, Christopher Hill.
I njëjti, së bashku me një dëshmitar tjetër paraprakisht, të thirrur nga ish-presidenti Hashim Thaçi, pritet të dëshmojnë në javën që nis më 10 nëntor.
 
                        



 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        