Specialja cakton seancën e radhës ndaj Gucatit, Haradinajt dhe Mustafës

17 shkurt 2021 | 15:59

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicollas Guillou, ka caktuar seancat e radhës ndaj Nasim Haradinajt, Hysni Gucatit e Salih Mustafës.

Ndaj dy drejtuesve të OVLUÇK-së, konferenca mbi ecurinë e çështjes është caktuar më 24 shkurt në orën 11:00.

Ndërsa seanca për rastin ndaj Salih Mustafës  është caktuar më 5 mars në orën 11:00.

Për këtë të fundit, temë kryesore e seancës do të jetë transmetimi i dosjes tek gjykata nga prokuroria.

Në lidhje me këtë, palët do të ngrisin çështje që mund potencialisht të ndikojnë tek data e transmetimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ashtu siç pritej, Besa Famgas ka shënuar fitore të thellë…