Specialja cakton seancën e radhës për Salih Mustafën

01 mars 2021 | 09:11

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, më 5 mars do të ketë seancën e radhës pranë Gjykatës Speciale në Hagë.

Kjo është bërë me dije në kalendarin e publikuar nga Specialja.

Aty bëhet me dije se në këtë ditë me fillim nga ora 11:00 do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes.

Ish-eprori i UÇK-së është deklaruar i pafajshëm për katër akuzat e ngritura ndaj tij nga Specialja, ndërsa gjykata kohë më parë ka vendosur që Mustafës t’i vazhdohet paraburgimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se në Qendrën e Numërimit…