Specialja fton edhe një ushtar të UÇK-së në cilësinë e të dyshuarit

19 gusht 2020 | 20:25

Gjykata Speciale ka ftuar edhe një ish-ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në cilësinë e të dyshuarit.

Bëhet fjalë për ish ushtarin Nazif Musliun.

Lajmin e ka kumtuar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati.

“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Nazif Musliu, në cilësinë e të dyshuarit, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Nazifi si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm!”, ka shkruar Gucati.

Lajme të sponsorizuara

16 shtator16:32

Pse Demaçi kundër e Thaçi ‘pro’ Rambujesë?, Rubin: Vetëm Thaçi e kishte premtimin e ShBA-së për bombardim Në një kros-ekzaminim të James Rubin nga gjyqtarët e Gjykatës Speciale se ku qëndronte statusi hierarkik i Adem Demaçit si përfaqësues politik i UÇK-së dhe a ishte mbi ose nën Hashim Thaçin, dhe pse fjala e këtij të fundit mbizotëroi e jo e atij të parit, ka thënë se Thaçi kishte diçka që s’kishte askush tjetër në dorë: “Fjalën dhe premtimin amerikan, të ushtrisë amerikane, të NATO-s e të botës se do të kishte ndërhyrje ushtarake nëse Serbia nuk nënshkruan”. Gjyqtari: Kundërshtia e Demaçit ndaj marrëveshjes së Rambujesë njihej? Rubin: Dihej kur Albright foli me të, për mua dhe të tjerët. Gjyqtari: A jeni në dijeni që Demaçi kundërshtonte Rambujenë? Rubin: Po e kisha këtë përshtypje. Gjyqtari: Thaçi shkoi në Slloveni për ta bindur për ta ndërruar mendjen? Rubin: Po. Gjyqtari: Dhe Thaçi dështoi ti’a ndërrojë mendjen? Rubin: Po. Gjyqtari: Pavarësisht kësaj zoti Thaçi e nënshkroi në emër të UÇK-së. Pra a pajtoheni se sa për UÇK-në që pikëpamjet e Thaçit mbizotëruan ndaj Demaçit? Rubin: Përveç që po, duhet shtuar diçka, Thaçi kishte diçka që Demaçi nuk e kishte, e kishte premtimin e ShBA-së dhe ushtrisë dhe NATO-s dhe perëndimit e botës, në duart e tij, që une nënshkruaj dhe Serbia jo atëherë ShBA do të nis kampanjë ajrore. Askush nuk e kishte këtë premtim në dorë të tij. Por atij ia bëmë këtë premtim atij personalisht Thaçit. E ta kishte atë premtim në atë situatë amorfe, e bëri Thaçin pikëpamjen e tij shumë të fuqishme, pavarësisht statusit të tij në hierarki. Askush se kishte atë fuqi.

Të fundit
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar në…