Specialja liron Fadil Fazliun
10 shkurt 2026
| 14:52
Dhomat e Specializuara në Hagë kanë liruar veprimtarin Fadil Fazliun, i cili akuzohej për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Lajmin për lirimin e tij e ka bërë me dije djali i tij, Gzimi.
“Mirë se u ktheve në atdhe, babi im, Fadil Fazliu! Me ballin lart dhe me dinjitet të pathyeshëm dole nga burgu i Hagës, ashtu siç ke qëndruar gjithmonë i fortë, i drejtë dhe krenar. Sprovat nuk ta thyen asnjëherë, përkundrazi të bënë edhe më të fortë. Ti je frymëzim dhe krenari për familjen, për të gjithë ne dhe për kombin shqiptar!”, ka shkruar djali i tij Gzimi në “Facebook”.
Haxhi Shala lirohet nga Gjykata Speciale



