Specialja nuk kursehet as në festën e Pavarësisë, njofton se më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit

17 shkurt 2026 | 10:56

Më 27 shkurt do të fillojë gjykimi i dytë ndaj Hashim Thaçit së bashku me  Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin.

Kështu ka bërë me dije Gjykata Speciale në njoftimin e bërë sot kur Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë.

Seanca është planifikuar të fillojë në orën 09:30 dhe të përfundojë në ora 16:00.

Për Thaçin, Smakaj, Kilajn, Fazliun dhe Kuçin më 29 nëntor të 2024-s ishte bërë aktakuza fillestare, kurse ajo ishte ndryshuar më 16 prill të 2025-s.

Kjo është aktakuza në fuqi në këtë çështje gjyqësore.  Sipas aktakuzës, midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave të ndryshme në objektin e paraburgimit, Thaçi u ka dhënë Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit informacion konfidencial për dëshmitarë të thirrur nga prokuroria në çështjen gjyqësore për krime lufte Thaçi dhe të tjerët, duke i udhëzuar ata “që të ndikonin në dëshmitë e dëshmitarëve dhe u dha hollësi se si të vepronin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është përshëndetur ngrohtësisht me përfaqësuesin…