Specialja pritet t’i lejojë vizitat e familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së nga 15 korriku

21 qershor 2021 | 13:24

Administratorja e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, ka dhënë lajmin e madh për të gjithë familjarët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë.

Donloni, e cila ishte pjesë e seancës së tretë për ecurinë e çështjes ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, ka bërë me dije se janë duke bërë të gjitha përgatitjet për lejimin e vizitave të familjarëve për të ndalurit.

“Në konsultime me mjekun e objektit të paraburgimit jemi duke hequr disa nga kufizimet ndaj Covid-19 që kemi dhe synimi ynë është që nga 15 korriku të lejohen vizitat e familjarëve për të burgosurit këtu”, ka thënë administratorja.

Deri më tani familjarët kanë kontaktuar me të ndaluarit në Hagë vetëm nëpërmjet videolidhjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) ka kërkuar…