Specialja ua vazhdon paraburgimin Gucatit dhe Haradinajt deri në shpalljen e aktgjykimit

21 prill 2022 | 17:21

Dy krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati u është vazhduar paraburgimi.

Trupi gjykues ka refuzuar kërkesën e avokatit të tyre për mbrojtjen në liri, duke lënë në fuqi kështu masën e paraburgimit.

Paraburgimi atyre u është vazhduar derisa të shpallet aktgjykimi për ta.

Të njëjtit pritet që brenda një periudhe jo shumë të gjatë të dalin përfundimisht para gjykatës kur edhe do të jepet verdikti për ta.

Edhe Gucati, edhe Haradinaj po akuzohen për vepra penale që kanë të bëjnë me administrimin e drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UBT-ja në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Kreativitetit dhe Inovacionit,…