Specialja urdhëron Policinë e Kosovës të përgjigjen në detaje nëse siguron mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së

11 tetor 2021 | 13:46

Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë, kanë lëshuar një urdhër për Policinë e Kosovës që të përgjigjet në detaje nëse ky institucionin i sigurisë mund të sigurojë mbrojtën në liri të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen prej gati një viti të paraburgosur në Hagë.

Policia e Kosovës sipas urdhrit të lëshuar më 8 tetor nga Haga, kanë dy javë kohë, prej kësaj date, që të përgjigjen për kërkesën e Dhomave të Specializuara për Kosovën.

Në dokumentin e lëshuar nga gjyqtari francez, Nicolas Guillou, është thënë se Policia e Kosovës urdhërohet, po ashtu, që të respektojë konfidencialitetin dhe përmbajtjen e procedurës.
Ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaҫi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, akuzohen nga Haga për krime lufte në Kosovë.

Ndryshe, vendimin e fundit të Panelit të Gjyqtarëve të Apelit lidhur me apelet e avokatëve mbrojtës të të akuzuarve kundër vendimeve të gjykatësit të procedurës paraprake për rishikimin e mbajtjes së tyre në paraburgim, u zbulua se Drejtoria e Policisë së Kosovës, nuk kishte dhënë garancitë e mjaftueshme për mbrojtjen në liri të ish-eprorëve të UÇK-së, të cilët tash e njëmbëdhjetë muaj po mbahen në paraburgim në Hagë.

“Paneli konstaton se nëse gjyqtari i procedurës paraprake konsideron se përgjigja nga Policia e Kosovës nuk ishte mjaftueshëm e kënaqshme, atëherë ai duhet të kishte kërkuar nga drejtori i policisë për të marrë përgjigjen e detajuar që konsideronte se mungonte”, është thënë në vendimin e Panelit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga komandanti i…