Spektakël dhe emocione në sfidën premierë të finaleve të NBA

06 qershor 2025 | 16:10

Kanë nisur me spektakël, por mbi të gjitha me shumë emocione finalet e NBA.

Por festa pas sfidës së parë ishte e gjitha për Indiana, që me një përmbysje të madhe në sekondat e fundit mori epërsinë e serisë me fitoren 111-110 në fushën e Oklahoma, të vulosur vetëm në sekondat e fundit nga I zakonshmi Tayris Haliburton.

Ylli I Pacers plotësoi përmbysjen me koshin e tij vetëm tre sekonda nga sirena, duke ngrirë buzëqeshjen e të zotëve të shtëpisë në parket dhe tribunat e “Paycom Center”.

Po ashtu, e pavlefshme u bë edhe paraqitja e radhës spektakolare e Shay Gilgous Alexander. MVP i sezonit të rregullt të NBA, basketbollisti kanadez ishte shënuesi më i mirë me 38 pikë.

Ai udhëhoqi gjithë ndeshjen në epërsi për Thundërs, por kaq nuk mjaftoi.

Krejt i ndryshëm diskutimi për Haliburton që bëri punën e pisët për skuadrën e tij, duke kapur 10 topa në tabelë dhe dhënë 6 asist. Sa i përket pikëve, ai shënoi 14, por gjuatja e fundit e saktë për dy vendosi triumfin e Indiana në finalen e parë të titullit kampion në NBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Togu i Xhenierëve Luftarak nga Forca e Sigurisë së Kosovës…